Kampionati Botëror assesi nuk do të ishte i lezetshëm sikur mos të kishte brenda stadiumit dhe në tribuna edhe shumë bukuroshe nga vendet e ndryshme të botës. Disa janë gjysmë të zhveshura, disa janë me pedante se tjetra dhe mbase edhe më të bukur e bëjnë ngjarjen më të madhe botërore edhe prania e shumë gazetareve të bukura.
Në vitin 2010 në Afrikën e Jugut ishte e dashura e portierit spanjoll, Sara Carbonero që mahniti botën e futbollit me bukurinë e saj. Carbonero gazetare e një televizionit spanjoll, më intervistat e saja “çmendi” edhe futbollistët e kombëtareve të ndryshme, ndërsa në Brazil bie në sy bukuria e gazetares meksikane Ines Sainz.
Reporterja 36-vjeçarea punon për TV Azteca, është tashmë në kopertinat e shumë revistave në Amerikën e Jugut, jo vetëm për intervistat e zhvilluara me Cristiano Ronaldon dhe Pelen, por edhe për bukurinë e saj. Meksikanja është mahnitëse për të gjithë për stilin e saj.