Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të projektit “Zhvillimi i Komuniteteve”, i cili po implementohet në Sadovinë të Jerlive dhe Gërmovë, kanë bërë sot shpërndarjen e mekanizimit bujqësor.
Po ashtu gjatë ditës u bënë edhe pajisjet për një biznes vitias në fushën e shëndetësisë, aktivitet ky që i përket projektit për “përkrahje të bizneseve”.
Në këtë aktivitet , përveç përfaqësuesve të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, ishte i pranishëm edhe Veton Ademi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe njëherësh koordinator i Komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg.