Në bazën “Jug” të Bujanocit nga dita e sotme e deri më 28 nëntor, do të mbahet stërvitja taktike multinacionale “Ujku Platin 15”.
Në këto stërvitje përveç njësisë së Ushtrisë së Serbisë, po marrin pjesë edhe pjesëtarët e pesë vendeve Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë, marinsat e Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe pjesëtarët e Xhandarmerisë së MPB-së të Serbisë.
Siç është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes, stërvitja taktike në bazën “Jug”, afër Bujanocit, me 250 pjesëmarrës, do të mbahet sipas skenarit të përdorimit të njësive në operacionet multinacionale.
Stërvitja është vazhdimësi e “Ujkut Platin 14”, e cila do të mbahet në bazën “Jug” në qershor dhe “Luani platin 14”, e cila është mbajtur në poligonin e Novo Sellës në Bullgari.
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë nuk janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në stërvitjet e theksuara./Titulli.com/