Nga parkingu i stacionit Policorë në Bujanoc është vjedhur një veturë, e cila ishte konfiskuar me rastin e arrestimit të kontrabanduesve me njerëz, ka konfirmuar kryeshefi i stacionit policor në Vranjë, Sllagjan Vellinoviq.
Ai nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje rreth këtij rasti.
Siç ka mësuar OK Radio, të cilës i referohet Titulli.com, vetura e markës “Opel Kadet”, me targa të falsifikuara të Vranjës, është vjedhur të martën edhe ate para kamerave të sigurisë dhe policëve kujdestarë të Stacionit Policor në Bujanoc.
Vetura gjendej në parkingun i cili është në kuadër të stacionit policor, që e ndanë vetëm rruga, por që policia e përdorë ate si të vetin, para së gjithash për makinat e konfiskuara.
Vetura e vjedhur, disa ditë ka qëndruar në parking të Stacionit Policor të Bujanocit, pasi që ishte konfiskuar në aksionin ku ishin kapur imigrantë ilegalë, ndërsa shoferi i veturës kishte arrit që të ikë nga vendi i ngjarjes.