Deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina u ka dërguar ftesa partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe liderëve të tyre për të marrë pjesë në konsultimin për vazhdimin e seancës së 17 korrikut të Kuvendit të Kosovës.
Takimi do të mbahet në orën 11 në objektet e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Brovina, ka thënë se i ka ftuar liderët e partive politike për t’u takuar të enjten për të vendosur pastaj për datën e seancës konstituive. Për këtë veprim, ajo ka thënë se nuk e ka tejkaluar mandatin.
Sidoqoftë, Brovina pret reflektim të partive politike në gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.