Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në takimin që pati sot me Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Me këtë rast Ministri Lluka, duke falënderuar Ambasadorin O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës tha se mbetet me besim që ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më tutje.
Po ashtu, Ministri Lluka, gjatë takimit ka njoftuar diplomatin anglez lidhur me prioritetet e MZHE-së, me theks të veçantë sektorët strategjik që mbulon MZHE, siç janë energjia, minierat, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ato të efiçiencës së energjisë, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e furnizimit më energji elektrike, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.
Ministri Lluka dhe Ambasadori O’Conell, janë dakorduar për vazhdimin raporteve të mira mes dy vendeve.