• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Nxënësit nga diaspora vizitojnë Ministrinë, kërkojnë më shumë shkolla shqipe në mërgim

Redaksia 2LONLINE 2 Tetor, 2017 2 min
 Nxënësit nga diaspora vizitojnë Ministrinë, kërkojnë më shumë shkolla shqipe në mërgim

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur një delegacion me 45 nxënës dhe mësimdhënës kosovarë nga Gjermania që e vizituan ministrinë.

Duke qenë në të kaluarën vetë pjesë e diasporës, zëvendëskryeministri Gashi foli para nxënësve për rolin e tyre në të ardhmen në raport me Kosovën dhe për punët që Ministria e Diasporës ka para vetes në shërbim të kosovarëve që jetojnë jashtë atdheut.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar për t’u dhënë më shumë rëndësi ideve dhe projekteve tuaja. Nevojat e diasporës kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit tuaj, shkollat në gjuhën shqipe dhe forcimi i kësaj lidhjeje ndërmjet nesh është prioriteti ynë”,- ka thënë ndër të tjera zëvendëskryeministri Gashi.

Nga ana tjetër, mësuesit nga diaspora kërkuan më shumë mbështetje institucionale për shkollat shqipe në mërgim.

Ndër kërkesat bërë ministrit ishte edhe bashkërendimi institucional me shtetet nga vjen diaspora në fushën e arsimit, për t’i shtyrë proceset e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe për nxënësit kosovarë që jetojnë jashtë.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Dardan Gashi e ka siguruar delegacionin nga Gjermania se, në bashkërendim me institucionet përkatëse nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë, do të bëjnë më shumë për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në diasporë.

Etiketa:Dardan Gashi diaspora zëvendëskryeministri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Zëvendëskryeministri Bislimi vlerëson partneritetin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën

20 Janar, 2022

Diaspora, midis shpresës për vizitë në Gjilan dhe kufizimeve Covid-19

18 Dhjetor, 2021

Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

18 Gusht, 2021

Nga sot mërgimtarët mund të investojnë në Bonot e Diasporës

21 Korrik, 2021

Bislimi vlerëson kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale

2 Qershor, 2021

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi

26 Maj, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com