Qeveria britanike ka blerë një apartament luksoz në Nju-Jork, që posedon 7 dhoma të gjumit dhe kushton 15.9 milionë dollarë. Kjo do shfrytëzohet nga një shërbyes i lartë civil, i ngarkuar me punën e lidhjes së marrëveshjeve pas Brexitit.
Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, kreu blerjen e apartamentit 574 metra katrorësh si rezidencën zyrtare për Anthony Phillipson, komisionarin për tregti në Amerikën Veriore dhe konsullin kryesor të Britanisë në Nju-Jork.
Apartamenti okupon gjithë katin e 38’të të United Nations Plaza, një pallat luksoz 42-katësh afër zyrave kryesore të Kombeve të Bashkuara në Manhatan.
Në kullën 167 metra të gjatë, të dizajnuar nga arkitekti i njohur britanik Norman Foster, kishte banuar gjithashtu Nikki Haley, kur ajo shërbeu si ambasadorja e SHBA’së në Kombet e Bashkuara deri në dhjetor të vitit 2018.