Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (25 korrik – 31 korrik), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 38 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1415 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 38 aksidente trafiku, nga të cilat 16 me lëndime në njerëz dhe 22 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 1415 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 58 incidente dhe janë arrestuar 35 persona.