Gjilan – (2LONLINE) – Policia e Rajonit të Gjilanit e ka lëshuar dorën në shqiptimin e tiketave gjobitëse për ata që po i shkelin dhe nuk i respektojnë rregullat e trafikut. Janë plotë 707 tiketa vetëm për shtatë ditë të fundit që iu janë shqiptuar pjesëmarrësve në trafik. e numër i tillë i tiketave pothuajse është për çdo javë., sa më pak, sa më shumë
Përndryshe, duke iu referuar statistikave policore për periudhën shtatëditor Policia Rajonale e Gjilanit, ka bërë të ditur se në këtë rajon janë shënuar 55 incidente dhe janë arrestuar 25 persona.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar 29 aksidente të trafikut, prej të cilave 12 sosh kanë qenë aksidente me lëndime, ndërsa 17 aksidente pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 707 tiketa gjobe, për ata që kanë shkelur rregull
Përndryshe në polici thonë se kujdesi, dhe sjellja konform normave ligjore jo vetëm se shpëtojnë jetën e njerëzve por njëkohësisht bënë të jemi pjesëmarrës aktivë në parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve çfarëdo çofshin ato. Qëllimi është krijimi i ambientit të qetë dhe të siguritë, dhe lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët. /2lonline/