(2LONLINE) – Nga një statistikë e rasteve kriminale dhe rasteve në trafik. te raportuara nga Policia Rajonale, përgjatë një jave, janë regjistruar 59 incidente dhe ka pasur 31 persona të arrestuar që kanë ra ndesh me ligjin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar edhe 26 aksidente trafiku, prej të cilave 9 me lëndime ndërsa 17 pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 633 tiketa gjobe, për ngasësit që kanë shkelur rregullat e trafikut. /2lonline/