Gjilan – (2LONLINE) – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 55 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 44 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 26 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 26 aksidente trafiku nga të cilat 13 me lëndime në njerëz dhe po aq aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 55 incidente të ndryshme, ka pasur 44 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 588 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/