(2L ONLINE) – Në Rajonin e Gjilanit java është karakterizuar me 26 aksidente trafiku, prej të cilave një ka rezultuar me fatalitet. Sipas Policisë janë 11 aksidente trafiku me lëndime. 14 aksidente trafiku me dëme materiale por pa lëndime si dhe një aksident fatal ndërsa për ngasësit e pandërgjejgëshëm që kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar 530 gjoba.
Kur jemi tek aksidenti fatal, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, tha se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhure atëherë kur drejtuesi i Kamionetës VW LT, S. L. me vendbanim te përhershëm në Gjilan gjersa ishte duke lëvizë në relacionin “Udhëkryqi i Rrugës së Prishtinës”,përgjatë rrugës Qarkore, besohet duke drejtuar automjetin pakujdes, duke mos e përshtat shpejtësinë në kushtet e rrugës dhe errësirë, godet këmbësorin Q. S. (1948) ku i shkakton lëndime të rënda trupore.
“Viktima me urgjencë ishte dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan pas trajtimit mjekësore aty, i njëjti dërgohet në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Nga QKUK në Prishtinë jemi njoftua se edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë mjekët, nga plagët e marra si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë me datën 02.12.2014,në ora:07.25”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/