Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 53 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 38 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 18 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 18 aksidente trafiku nga të cilat 6 me lëndime në njerëz dhe 12 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 682 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.
53 Incidente
38 Persona të arrestuar
6 Aksidente trafiku me lëndime
12 Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime
682 Tiketa
0 Aksidente me fatalitet