Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 73 aksidente trafiku, 1 me fatalitet 36 me lëndime dhe poashtu 36 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 743 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 20 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Malishevë 01.11.2023 – 13:50. Raportohet se një mashkull kosovar duke drejtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe duke u rrokullisur ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurës ka pësuar vet drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit kujdestar,trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.