Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900. /2LONLINE.com/