Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1 mijë e 351 gjoba trafiku.
Sipas policisë, 26 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 22 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa lidhur me një aksident të mëhershëm, nga QKUK është njoftuar se viktima që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion.
Raport shtesë:
/AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion/
Përndryshe, duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 351 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, si dhe 5 tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 28 persona, 121 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 2 në ndalim policor 2 të tjerë në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/