Rikthimi i futbollistit brazilian, Gilberto Fortunados te Kf. Drita u prit me shumë entuziasëm në kampin ‘bardhekaltër’.
Por, nga ajo se çfarë tregoi në ndeshjen e parë kampionale la shumë për të dëshiruar, duke u ndëshkuar me karton të kuq në minute e 84-të të ndeshjes, pasi goditi pa top, Viktor Kukën e Ferizajt.
Tani Fortunato rrezikon të ndëshkohet edhe nga Komisioni Disiplinor për atë gjest dhe mund të humbas më shumë se një ndeshje, megjithëse ende Komisioni i Garave nuk ka hapur procedurë disiplinore për brazilianin.
Ndërkohë, vetë futbollisti u është përgjigjur kritikave të shumta në llogarinë e tij, me njw fotografi dhe mbishkrim ku thuhet: “Do t’ia vlejë”, duke aluduar në aventurën e re te Drita.