(2L ONLINE) – Sot ka qenë paraparë mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e Komunë në të cilën është dashur të caktohet rendi i punës së seancës së Kuvendit komunal të Gjilanit, gjë që do të kishte qenë krejtësisht e zakonshme, por në kundërshtim me statutin e komunës, kryesuesja ka caktuar që më parë rendin e ditës, pa u mbajtur ende mbledhja e këtij Komiteti dhe materiali i seancës së ardhshme është shpërndarë për anëtarët e Kuvendit dje. Kjo është e pazakontë?!
Kështu ka thënë Nevzad Isufi, shef i Grupit të anëtarëve të KK nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që është edhe anëtar i këtij Komiteti, e që ka bërë me dije se e ka braktis këtë mbledhje. Sipas tij, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Bujar Nevzadi i PDK-së po ashtu anëtar i këtij Komiteti. Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë trend të injorimit të vazhdueshëm të opozitës, atëherë edhe prania e saj në seancat e radhës së Kuvendit do të vihet në pikëpyetje
Duke sqaruar rastin isufi thotë se kjo përpos që është një prejudikim i rekomandimeve dhe propozimeve dhe shqyrtimit të pikave të rendit të punës për seancën e Kuvendit (që do të duhej tek sot ta bënte në këtë mbledhje KPF-ja), është edhe një injorim i këtij Komiteti (që konsiderohet si Komitet më i rëndësishëm dhe i domosdoshëm) është edhe nënçmim i opozitës, ashtu siç ka ndodhur pothuajse në shumicën e seancave njëvjeçare të Kuvendit të Komunës, pa marrë parasysh arsyeshmërinë e propozimeve që vijnë nga opozita ato janë injoruar.
Nevzad ISUFI
“Prandaj kjo e sotmja mendojmë se është vënia e “kapakut” për sa i përket injorimit të opozitës dhe “parlamentarizmit” në Kuvendin e Komunës së Gjilanit. Ne nuk jemi aty vetëm për t’i mbajtur “ison” ideve e propozimeve që vijnë prej partisë, e cila udhëheq me komunën, por jemi për të shprehur mendimin tonë, për çështje të caktuara dhe për të përkrahur çdo ide a propozim, që i shërben shumicës së qytetarëve, pavarësisht nga kush vjen ideja apo propozimi, por gjithmonë duke respektuar ligjet dhe rregulloret, të cilat nuk duhet të shkelen për “hire” të askujt”, ka thënë Isufi i Vetëvendosjes.
Sipas tij, nuk është hera e parë që shkelen rregullorja e Kuvendit dhe Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale, e në këtë rast neni nr. 43, pika 3 e tij, i cili e saktëson se materiali për seancat e rregullta të Kuvendit shpërndahet 7(shtatë) ditë para mbajtjes së mbledhjes, së bashku me pikat e rendit të ditës që i propozon Komiteti për politikë dhe financa dhe materialin për këto pika. Ndërsa në rastin konkret mbledhja e Kuvendit është caktuar më 27.01.2015,(që i bie vetëm 6 ditë përpara seancës) materiali është shpërndarë dje, ndërsa sot ka qenë paraparë mbledhje e Komitetit për politikë dhe financa.
Bujar NEVZATI
“Për ne si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kjo është e papranueshme dhe një përsëritje e vazhdueshme e shkeljeve të procedurave ligjore, prandaj në shenjë proteste me veprimin e kryesueses së këtij komitetit, demostrativisht kemi lëshuan këtë mbledhje. Njëjtë ka vepruar edhe përfaqësuesi i opozitës nga PDK-ja, Bujar Nevzadi. Nëse vazhdohet me këtë trend të injorimit të vazhdueshëm, atëherë edhe prania jonë në seancat e radhës së Kuvendit do të vihet në pikëpyetje”, ka thënë Isufi.
Ndryshe, Isufi ka ofruar si dëshmi edhe kopjet pikave të mbledhjeve të Komitetit për politikë dhe finaca dhe pikat e rendit të ditë së seancës së ardhshme të Kuvendit të komunës, që vërtetojnë atë që ka thënë më lartë. /2L ONLINE/