Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura me fruta dhe perime zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e lajthitjes.
Lëngu i boronicës zhvillon funksionet kognitive të trurit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Exete.
Studimi i realizuar nga Universiteti Exeter dhe i publikuar në faqen e internetit të universitetit ka vënë në dukje se individët e shëndoshë të moshës 65-77 vjeç, që konsumojnë rregullisht lëng të boronicës, kanë pasur zhvillim në funksionet kognitive të trurit, ndërkohë që te individët në fjalë ka pasur edhe përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetit të trurit.
Boronica, e cila është e pasur me përbërësin e quajtur flavonoid, që gjendet te frutat dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator.