Mund t’i ndodh gjithsecilit, çka është lodhja kronike dhe si kurohet?

Mund t’i ndodh gjithsecilit, çka është lodhja kronike dhe si kurohet?

Sipas të dhënave, sindroma e lodhjes kronike mund të nxitet edhe nga prishja e ekuilibrave të disa gjendrave në organizëm, problemeve të imunitetit e të tjerë.

Simptomat e sindromës së lodhjes kronike

  • Rëndesë
  • Ngadalësi në të menduar dhe vepruar
  • Rraskapitje fizike dhe mendore që nuk përmirësohet
  • Vështirësi në përqendrim apo në qasjen e kujtimeve afat shkurtra
  • Dhimbje sporadike të kyçeve
  • Dhimbje të fytit
  • Dhimbje koke

Trajtimet e sindromës së lodhjes kronike

Duke qenë se shkaqet e kësaj sindrome nuk janë të njohura, mjekët e kanë shpesh të vështirë ta kurojnë atë. Megjithatë, ka disa trajtime specifike të kësaj sindrome.

Kurat kundër depresionit

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë trajtohen me ilaçe kundër depresionit, sepse shpesh disa simptoma janë të ngjashme.

Kurat kundër pagjumësisë

Mungesa e gjumit shfaqet me sindromën e lodhjes kronike, ndaj  mjekimet e rekomanduara nga mjeku ose kurat natyrale, ndihmojnë për një pushim të trupit dhe mendjes. Për këtë problem rekomandohet edhe çaji i bananes.

Vitaminat dhe mineralet

Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12, C dhe B6. Mund edhe t’i merrni si suplemente në farmaci.

Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

KOMENTE