(2LONLINE) – Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Vitisë, Veton Ademi që njëherit është edhe ekspert i fushës në mbrojtjën e bimëve ka deklaruar sot se kulturat bujqësore nuk rrezikohen nga rreshjet e fundit të borës në rast se nuk do të ketë ngrica.
“Edhe pse bimët janë të mbuluar me borë, nëse nuk do të ketë ngritca atëherë nuk ka vend për shqetësime për fermerët tanë, pemët mund të dëmtohen saj për këtë bartjes së polenit, disa pemë të cilat veç se kanë lulëzuar apo janë në këtë fazë bora mund të bënë shpërlarjen e polenit dhe mund të vije deri të mos-polenimizimit të tyre” u shpreh Ademi.
Ai tha se në rast se kemi ngrica atëherë këshillojmë që fermerët të përdorin preparatin “Eko Freez” që sipas tij rritë qendrushmerinë e bimve në temperaturat të ulta.
“Rekomandojmë se në rast të gricave fermerët të përdorin 1 litër të preparatit në 150 litra ujë, ndërkaq të gjithë fermerët të cilët dëshirojnë informata më të hollësishme lidhur me përdorimin e preparateve të tilla mund të informohen zyrat e drejtorisë së bujqësisë në Komunën e Vitisë” tha Ademi. /2lonline/