Pas lajmit se në rajone të ndryshme të Serbisë ka rënë bora e parë, në orët e hershme të mëngjesit të së enjten edhe Lugina e Preshevës është përfshirë nga moti i ftohtë i përcjellë me shi, e në fund me të reshura të borës.
Në Bujanoc, shtëllungat e para të borës, përveç paralajmërimit se duhet të përgatitemi për stinën e dimrit, nuk ka rënë në sasi të madhe që të shkaktojë probleme në komunikacion, transmeton Titulli.
Sipas meteorologëve ditëve në vazhdim do të kemi mot të ftohtë ndërsa të reshurat parashikojnë që të pushojnë.