Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka biseduar me ministrin rusë për situate të jashtëzakonshme Vladimir Puçkov për aktivitetet përfundimtare në rregullimin juridik të qendrës humanitare serbo-ruse në Nish dhe paisjen dhe lokalitetin e vendosjes së kësaj baze.
Daçiq dhe Puçkov kanë theksuar se qendra humanitare serbo-ruse ka për qëllim të reagojë në situate të jashtëzakonshme, si në Serbi ashtu edhe në vendet e rajonit, me ftesë të qeverive të tyre.
Kryeministri serb Daçiq tha se kjo nuk është bazë ushtarake, por qendër humanitare dhe se roli i saj është pjesëmarrja në zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme në tërë rajonin.
Ai tha se qendra do të ketë të punësuar 30 perona dhe se e gjithë paisja e nevojshme për ndihmë njerëzve, por edhe ushqimi, medikamentet do të vendosen në qendër dhe do të jenë në disponim varësisht nga nevoja.
Ai shfaqi shpresën që presidenti rusë Vladimir Putin do të vizitojë qendrën gjatë vizitës në Serbi dhe me siguri do të jetë atëher kur të fillojnë punët në ndërtimin e Rrjedhës Jugore.
Duke përsëritu se nuk do të përgjigjet në pyetjen nëse kjo është bazë ushtarake, Daçiq tha se Rusia është partneri më i mad hi tregut të jashtëm i vendet perëndimore dhe se ata mund të puthen me Putinin ndërsa ne nuk mund të shpëtojmë njerëzit, që sic tha është një situatë servile.
Serbia është shtet Sovran dhe nëse do të ketë bazë ushtarake, ajo do të merrë vendimin, por jo”, tha Daçiq.
I pyetur të komentojë që disa faqe interneti thonë se qendra humanitare gjendet në veri të Kosovës, Daçiq tha se kjo është mirë që ato faqe nuk theksojnë që edhe Beogradi është në veri të Kosovës.
“Askush nuk pyet pse është Bondstili në Kosovë, që poshtu është rrezik për tërë rajonin. Këto pyetje me befasojnë, propozojë që tiu dërgoni përmirësimin dhe të theksoni se Kosova ndodhet në Jug të Serbisë”, tha Daçiq. /Titulli.com/