Patriot Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë.
Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.
Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit kosovar, kurse njëri vendosi për barazim.