Boksieri gjilanas Erdonis Maliqi, që është pjesë e ekspeditës prej pesë boksierëve kosovar (junor) që po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Lokomotiv”, që po mbahet, në Sofje të Bullgarisë, i ka gëzuar adhuruesit e tij me fitoren që ka arritur në çerekfinale.
Boksieri gjilanas që bokson në kategorinë 57kg, ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj boksierit bullgar Aleksandër Kochev. Madje ai shkëlqeu në ring duke detyruar referin ta ndërpres duelin para kohe, edhe atë në raundin e dytë, pasi u pa që kundërshtari nuk mundi t’i bëjë ballë.
Për më tepër, gjyqtari i këtij dueli i ka numëruar boksierit bullgar pasi i pësoi dy nokdaunë. Tani boksieri gjilanas Erdonis Maliqi do të ndeshet sot në gjysmëfinale ku pritet që edhe në këtë duel të dal më i mirë sesa kundërshtari i radhës, duke e nderuar Ekipin e Kosovës dhe Gjilanin, qytetin e tij, shkruan 2LONLINE.
Trajnerët Nazim Halili dhe Musli Zymberi nga KB Drita, kanë punuar shumë me Erdonisin dhe janë të kënaqur me të. Edhe Halili edhe Zymberi, dijet e tyre të këtij sporti, deri më tani i kanë bartur mrekullueshëm tek ky talent i ri, i cili ato i ka kapur më së miri, dhe se ata janë të kënaqur me arritjet e deritanishme të tij.
Përndryshe, trajneri Halili i kishte thënë Portalit 2LONLINE, se nuk dyshon fare se nga ky turne Erdonisi do të kthehet me medalje, bile ai pret që në gjoksin e tij të shkëlqejë e arta, sepse e meriton pasi është një boksier i talentuar, që në kategorinë e tij, është më i miri jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Kështu, Kubi i Boksit ‘Drita” nga Gjilani edhe njëherë po dëshmon se brenda vetes ka talentë për të përfaqësuar Gjilani dhe Kosovën edhe në arenat ndërkombëtare, siç është rasti edhe me 16-vjeçarin Erdonis Maliqi.