Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Peter Blomeyer thotë se miratimi nga ana e Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale ka bërë që Kosova të fitoj një reputacion të shkëlqyer në botë. Me këtë tha ai, Kosova dëshmoi se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Ajo çafrë kam parë unë është që Kosova ka fituar një reputacion të shkëlqyer duke e lejuar themelimin e kësaj Gjykate, duke dhënë pëlqimin për shkëmbimin e letrave me miratimin e parlamentit për këtë shkëmbim letrash. Kjo sepse kështu bëhet e qartë, demonstrohet se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se Kosova nuk i frigohet ballafaqimit me të kaluarën e saj dhe duke kuptuar se këtu kemi të bëjmë me çështje individuale dhe se këto hetime janë të drejtuara kundër individëve”, tha Blomeyer në emisionin “Argument Plus” në RTV21.