Shkruan: Ismajl Kurteshi
(2L ONLINE) – Çdo bllokadë përherë mund ta zhbllokojnë vetëm ai ose ata që e shkaktojnë atë. Kjo është një rregull që vlen në të gjitha situatat:
Kjo rregull vlen edhe në situatën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova. Edhe pas heqjes dorë nga pozita e Kryetarit të Parlamentarit nga ana e LAN-it, (që padrejtësisht konsiderohej si moment që bllokonte krijimin e institucioneve) nuk ndodhi zhbllokimi. Ky fakt është dëshmia më e mirë se LAN-i nuk ka qen e as nuk është bllokues sa i përket krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të tetë qershorit.
Në këtë situatë kur po shihet se LAN-i nuk është bllokuesi, por nuk po ndodh zhbllokimi, nuk ka vend për hamendje. Adresa e bllokuesit është PDK. Ajo që po vazhdon me kushtëzime antikushtetuese të bazuara në muskuj. Përndryshe, po të ishte PDK e interesuar për zgjidhje në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, do ta shfrytëzonte mundësin që ia dha, padrejtësisht, Gjykata Kushtetuese për kandidimin e kryetarit të Kuvendit.
PDK-ja që e kishte gojën plot kushtetutshmëri e ligjshmëri deri me shtatë nëntor, kur LAN-i hoqi dorë nga e drejt legjitime që buron nga parimi bazë i demokracisë, doli me kërkesa të reja që realisht ajo i aspironte që nga fillimi, por nuk i bënte publike. PDK-ja duke e kushtëzuar thirrjen e seancës së Kuvendit me marrëveshjen për bashkëqeverisje dhe duke kërcënuar se ose do të futet në koalicion ose vendi do të shkon në zgjedhje, nuk është vetëm shkelje, është puq mbi rendin shoqëror të vendit, është kërcënim për të ardhmen e vendit.
Në këtë situatë të rënd për vendin, Presidentja që tërë kohen kërkonte zgjidhje në kuadër të Kushtetutës, me heshtjen e saj po sinjalizon se kur PDK është në pyetje mund të pranoj edhe zgjidhe jashtë kushtetues. Por Presidentja e Vendit duhet ta kuptoj se krahas autoritet ekziston edhe përgjegjësia që i përshkruhet pozitës së saj kushtetuese dhe se as Presidentes nuk i lejohet të sillet si të donë me fatin e Vendit dhe të luan me ndjenjat e shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Zgjidhja e këtij problemi të shkaktuar nga PDK-ja nuk ka alternativ.
Tolerimi i mëtutjeshëm i sjelljeve të papërgjegjshme të kreut të PDK-së dhe vasalëve të tij është i palejueshëm dhe shumë i dëmshëm. Duke e pas parasysh se nuk po vepron arsyeja e bllokuesve, duhet të veproj Presidentja bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit e saj kushtetuese, bashkë me Gjykatën Kushtetuese e cila e krijoj këtë amulli, për të mos e detyruar popullin të veprojë. /2L ONLINE/
/Autori është deputet i parlamentit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/