Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma e kanë cilësuar të papranueshme shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë akuzuar PDK-në se është duke e degraduar sistemin demokratik në vend.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të takimit me liderin e LDK-së dhe atë të Nismës, ka thënë se është e papranueshme shtyrja seancës konstituive të Kuvendit.
Haradinaj ka shtuar se secila parti politike, e cila ka pasur shqetësime, ato ka mundur t’i paraqes në seancën konstituive. “Është plotësisht jashtë logjikës të shtyhet seanca për arsye të vogla. Kjo më shumë është një ndihmesë, që po i bëhet PDK-së nga ana e kryesueses”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se kjo bllokadë nuk mund të tejkalohet pa e kuptuar PDK-ja se askush nuk dëshiron të bëjë partneritet me të.
Ndërkaq lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se shtyrja e kësaj seance është njëlloj dëshmie sesi Partia Demokratike e Kosovës po e degradon sistemin demokratik në vend.