Përkundër pritjes që nga orët e hershme të mëngjesit ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it, për fillimin e punës në gërmimin e një lokacion në Rashkë të Serbisë, ku dyshohet që mund të ketë trupa të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë, ato ende nuk kanë filluar.
Vonesa e fillimit të gërmimeve është si pasojë e mos bashkëpunimit të palës serbe, e cila nuk ka shprehur gatishmëri për të ofruar mjetet e punës të cilat janë të domosdoshme për fillimin e gërmimeve.
Udhëheqësi i ekspertëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gerxhaliu, ka thënë se ata janë duke pritur që pala serbë të ofrojë mjetet të cilat janë të nevojshme për fillimin e punës në lokacionin ku dyshohet për një varrezë masive, sipas tij, deri me tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete nga pala serbe.