DYLON

Bllokada e opozitës në Gjilan – As buxhet, as projekte, as fitore në zgjedhje

Bllokada e opozitës në Gjilan – As buxhet, as projekte, as fitore në zgjedhje
Avatar photo Redaksia

NGA: Burim Berisha

Gjilani po përballet me një ngërç të madh institucional, ku mosvotimi i buxhetit të vitit 2025 dhe bartja e mjeteve të mbetura nga viti 2023 kanë lënë pezull shumë projekte të rëndësishme për qytetin. Në këtë situatë, përgjegjësia bie mbi të gjitha grupet politike, por sidomos mbi opozitën, e cila, përkundër kritikave të vazhdueshme, nuk ka arritur të luajë një rol konstruktiv për të zhbllokuar proceset.

EkoHigjiena

Nga muaji shtator, Kuvendi Komunal nuk ka arritur të votojë çështje kyçe si buxheti, Inkubatori i Biznesit dhe Fshati i Lumtur, projekte që do të kishin ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Kjo qasje bllokuese e opozitës ka krijuar një situatë ku qyteti mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike, ndërsa institucionet nuk mund të zbatojnë planin e tyre të punës.

Ironikisht, kjo bllokadë duket se i është kthyer kundër vetë opozitës, e cila nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme në zgjedhjet nacionale në Gjilan. Qytetarët, të lodhur nga mungesa e rezultateve dhe lojërat politike, duket se kanë ndëshkuar ata që, në vend se të ofronin zgjidhje, kontribuan në stagnimin e qytetit.

✅️Buxheti2025

✅️Bartja e mjeteve2023/24

✅️Inkubatori i Biznesit

✅️Fshati i Lumtur

✅️Dhe çdo projekt i mirë për qytetin

Duhet të votohen sa më shpejtë që është e mundur, përndryshe përgjegjësia do të bartet te të gjithë kuvendarët e Gjilanit. Votoni sot, që nesër mos të jetë vonë – qyteti ka nevojë për vepra, jo për fjalë.

Buxheti dhe projektet janë të qytetarëve, jo të pushtetarëve! /2LONLINE/