Oda e Afarizmit të Kosovës sot takoi disa nga shoqatat dhe prodhuesit e mjaltës, me qëllim që të organizohet sektori i bletarisë duke rritur efektshmerinë në ekonominë e Kosovës.
Bletarët i përshendeti z. Skender Krasniqi, kryetar i OAK-ut, i cili i informoj për të arriturat dhe qëllimin e themelimit të Odës së Afarizmit, Odë që do të angazhohet në mbrojtjen e interesit të biznesit, sidomos biznesit prodhues vendor.
Gjatë këtij takimi si probleme kryesore u theksuan mos përkrahja e këtij sektori nga institucionet qeveritare, probleme me paisje, makineri dhe servisimin e tyre i cili duhet të bëhet jashtë vendit në mungesë të kuadrit profesional, gjithashtu problem tjeter identifikohet edhe mungesa e kodit doganor.
Sekretari i Bordit z. Diamant Elshani, njëkohësisht edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mjaltit O3 Shpk në Deçan; Fabrikë kjo e cila është e vetmja në Kosovë e këtij lloji dhe është e pajisur me laboratorin për testimin e majltit ku do të sigurohet që mjalti i grumbulluar nga bletarët ti nënshtrohet procesit të testimit laboratorik paraprak për të siguruar mjaltë 100% të pastër, theksoi që objektivi i përgjithshëm i kësaj kompanie është rritja e prodhimtarisë së mjaltit cilësor, rritja e aftesisë konkurruese dhe krijimi i vendeve të reja të punës, me qëllim të krijtimit të kushteve më të mira në zonat rurale.
Duke marrë parasyshë mundësinë dhe rëndësinë e zhvillimit të këtij sektori, OAK do të bashkëpunoj me bletarët e Kosovës në mënyrë që ky sektor të zhvillohet sa më shumë dhe tregu i vendit tonë të i përmbush kërkesat për mjaltë cilësore.