Blerta Bytyqi e Auto Klubit Prizreni D&G është fituese e garës së auto sllallomit në konkurrencën e femrave, e cila u zhvillua në Ferizaj.
Bytyqi, e cila garoi me Opel Zafira, deri te fitorja arriti me kohën 01:45.849 minuta, ndërsa nuk pati asnjë penallti.
Ajo, jo vetëm që fitoi, por në të dyja vozitjet dhe gjatë shpalljes së fitueseve, mori shumë duartrokitje, pasi vërtet pati vozitje atraktive.
“Është hera e pestë që po marr pjesë, hera e tretë që fitoj. Shpresoj të mbahet edhe një garë, të fitoj garën dhe kampionatin e Kosovës. Sot konkurrenca ishte e fortë,pati vetura të mira, sportive dhe të forta, por unë ia dola me sukses dhe jam e kënaqur me rezultatin”, ka thënë Bytyqi pas fitores.
Pozita e dytë i takoi Maja Milosevskas nga Maqedonia, e cila me Opel Astra pati kohën 01:50.981 minuta, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me ShqipeOsmanin, e cila garoi me Golf VI dhe pati kohën 01:51.073 minuta.
Fituesja e garës, Blerta Bytyqi, përveç kupës për triumfin në klasën përkatëse dhe asaj për kohën më të shpejtë, u shpërblye edhe me katër goma.