Në Galerinë e Arteve të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është hapur sot ekspozita “ Maratona e Fotografisë – Vitia 2017”.
Kjo ekspozitë është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativ “Gursel Sylejmani” dhe me Fotografët e Komunës së Vitisë.
Ekspozita në fjalë është mbajtur nën përkujdesjen e kreut të kësaj komune, Sokol Haliti. Kurse çmimin për fotografinë më të mirë të kësaj ekspozite e ka marrë fotografi i ri , Bleron Dauti.
E zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash i ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje duke ju uruar atyre Vitin e Ri 2018. Ai tha se kjo qeveri komunale mbetet e përkushtuar që artistëve vitias në veçanti atyre të ri të ju jepet hapësira e nëvojshëme.
“Ndonëse kjo galeri e artëve është hapur nga një kohë jo shumë e gjatë por nëse shikojmë rezultatet e tyre të cilat po shënojnë në fushën e artit atëherë nënkuptojmë që sot po garojnë ndoshta edhe me galeritë dhe artin më të avancuar të Republikës së Kosovës”, u shpreh Aliu.
Ai tha se në Viti ka entuziast të artit dhe të fotografisë të cilat kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.
Milot Lala, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport po ashtu falënderoj fotografët të cilët përmes fotografive të tyre kanë mundësuar hapjen e kësaj ekspozite duke ndarë edhe çmimin për fotografinë më të mirë për fotografin e ri, Bleron Dauti.