FC Drita dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi.
Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari më i ri i skuadrës bardh e kaltër për të përforcuar repartin ofensivë te FC Drita.
“Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Blend Baftiu ka zhvilluar 121 ndeshje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina. /2LONLINE/