Komuna e Kamenicës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve lokale të cilat kanë vënë kamera sigurie brenda ambienteve të tyre, të vendosin edhe njoftimet përkatëse në vende të dukshme për qytetarë, për prani të kamerave.
‘Kërkojmë nga të gjitha këto biznese që ta respektojnë Ligjin e Privatësisë duke vendosur këto njoftime, në mënyrë që Inspektorët të mos detyrohen të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këtë rregull. Ju lutem respektoni privatësinë e klientëve tuaj’, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës, drejtuar bizneseve lokale. /2LONLINE/