Problemet me lëndën e parë, çmimi i ulët pengesë për aplikim në tendere, mungesa e stafit profesional., vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës dhe shumë çështje të tjera ishin qëllimi i takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës me bizneset.
Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme priti në takim kompaninë In design, me përfaqësuese znj.Veronika Bajçinovci dhe Prestige Media, me pronar z.Bedri Llapashtica.
Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi njoftoi bizneset për veprimtarinë e Odës së Afarizmit të Kosvës, avokimin në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështjetjen e madhe që iu ofron bizneseve duke ndërmejtësuar në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Ndërsa Veronika Bajçinovci prezantoi shërbimet që Indesign ofron e cila brenda saj operon me disa sektor si të tekstilit dhe printimit e shërbime të tjera dhe shpalosi problemet në të cilat po hasin si biznes, siq janë:
1. Lirimi nga lënda e parë e tekstilit e cila nuk po konsiderohet si lëndë e parë nga Qeveria, dhe obligohen të paguajnë TVSH.
2. Makinat prodhuese nuk po lirohen nga TVSH-ja dhe Dogana si rezultat i barrierave që i vendos me qëllim qeveria duke lozur me mosfutje të kodit tarifor.
3. Mos lirimi i lëndës së parë për printime të ndryshme
4. Çmimi i ulët është pengesë për aplikim në tendere ngaqë fitojnë kompanitë me çmim më të ulët dhe jo cilesor
5. Mungesë e stafit profesional si rezultat i shkollave që nuk kanë kualitet në përputhje me kërkesen por japin vetëm diploma.
6. Ligjet i interpretojnë si të duan në Qeveri.
Ndërsa Bedri Llapashtica, pronar i biznesit Prestige Media ndër të tjera theksoi se komunat po krijojnë vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës, veprohet me baza partiake dhe shumë padrejtësi të tjera që po u shaktohen bizneseve pa asnjë të drjetë.
Oda e Afarizmit të Kosovës i mori parasysh kërkesat e tyre dhe me këto kërkesa do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës.