DYLON

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë
Avatar photo Elife Sherifi

Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë po shënohet edhe në Kosovë, duke u mbajtur një sërë aktivitetesh.

Shënimi i kësaj dite po bëhet për herë të gjashte  në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).

EkoHigjiena

Për këtë qëllim do të ketë aktivitete duke filluar nga mbajtja e një tryeze të rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV .

Mbajtja e tryezës së rrumbullakët do të mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore bëhet pranë obeliskut “NEWBORN-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.