Faton Bislimi, bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së, në hapje të fushatës në Gjilan, u ka thënë përkrahësve të këtij subjekti politikë se ata janë themeli mbi të cilin do të trasohet rruga e katërvjeçarit të qeverisjes se ardhshme të LDK-së dhe kryetarit Lutfi Haziri, i cili diti dhe e bëri gërshetimin e gjeneratave, duke u bërë urë e ndërlidhjes së suksesit së deritanishëm dhe suksesit në të ardhmen!
Ja fjala e tij e plotë
Të nderuar pjesëmarrës,
Ndihem më shumë se krenar që sot iu drejtohem juve si bartës i listës së LDK-së për Gjilan. I përulem për këtë nderë, por mbi të gjitha këtë përgjegjësi, Kryetarit Haziri dhe strukturave të LDK-së për besimin e dhënë.
Jam i nderuar që jam prijës i kësaj liste në të cilën që nga numri 2 e deri në 38, keni njerëz të dëshmuar kombëtarishtë, profesionalisht dhe mbi të gjitha familjarisht. Kemi veteranë të arsimit e politikës, por kemi edhe studentë e çdo profil tjetër në mes. Ju të dashur përkrahës, jeni themeli mbi të cilin do te trasohet rruga e katërvjeçarit të qeverisjes se ardhshme të LDK-së dhe kryetarit Haziri, i cili diti dhe e bëri gërshetimin e gjeneratave, duke u bërë urë e ndërlidhjes së suksesit të deritanishëm dhe suksesit në të ardhmen!
Andaj ju lutem që duke votua numrin 47, ta vulosni ecjen tonë të përbashkët për Gjilanin me Lidhjen tonë të madhe. Në 47 rreshta u shkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, vendin tonë mik të përhershëm falë të cilit ne gëzojmë sot Republikën tonë dhe po me këtë numër do të vulosim fatin e bardhë të Gjilanit tonë, me 22 tetor.
Ju faleminderit, e Zoti iu bekoftë!
Sponsorizuar nga Faton Bislimi