Udhëhequr nga zëvendësdrejtori, nënkolonel Shaban Azizi, në Drejtoria Rajonale në Gjilan, është mbajtur një takimi me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica dhe me drejtorët e tetë shkollave të mesme të Gjilanit.
Qëllimi i takimit ishte “Siguria nëpër shkolla si dhe parandalimi i incidenteve të mundshme kriminale” në Komunën e Gjilanit.
Nënkolonel Azizi, i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur dhe është në zbatim e sipër të Strategjisë “Policia në Bashkësi” në nivel nacional.
Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar “Sigurisë nëpër shkolla”.
Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, dhe këshillat e prindërve, do të preventojmë në parandalimin e huliganizmit, përdorimit tē narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në preventivë të rasteve delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit. Ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në dy vitet e fundit është dukshëm më i vogël.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/