Sot në stacionin policor në Gjilan më konkretisht në njësitin e Policisë në Komunitet, ka qenë për vizitë drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Gjilanit, znj. Deniza Limani, e cila është prit nga rreshterja Sahadete Sadiku, përgjegjëse e policisë në komunitet”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi lidhur me aktivitetet dhe inkuadrimin e të rinjve në parandalimin e dukurive negative si dhe shpërndarjen e më shumë informacioneve që kanë të bëjnë me vetëdijesimi e tyre në fushën e sigurisë etj.
“Po ashtu të dy institucionet si nga Policia Kosovës ashtu edhe nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport, është vendosur që të mbahen takime virtuale me të rinjtë e Gjilanit, për temat që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë”, është thënë në këtë takim në mes të Sadikut e Limanit.
“Edhe përkundër masave të shtuara dhe angazhimeve të stafit me orar të zgjatur kundër parandalimit të pandemisë, Policia e Kosovës është e përkushtuar që të veprojë dhe punojë për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperuar për të gjithë qytetarët e vet”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/