Sot në Malin e Zi, zëvendësministri Izmi Zeka, ka realizuar takime me zyrtarë shtetërorë të MPB-së të Malit të Zi. Tema e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migrimit.
Zëvendësministri Zeka, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm dhe theksoi se migrimi është një dukuri që nuk mund të menaxhohet vetëm nga një shtet, dhe qe duhet të menaxhuar në mënyrë të përbashkët nga shtetet tona dhe në nivel të Ballkanit perëndimor.
Sipas tij shkëmbimi i informatave, ndarja e përvojave si dhe ndërveprimi i mekanizmave shtetërorë u dakordua se do të vazhdojë. Gjithashtu, në takim nga pala malazeze u premtua mbështetja e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare në bashkëpunimin policor.