DYLON

Bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Bisedojnë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, me ç’rast kanë  bashkëbiseduar për zhvillimet e përgjithshme përbrenda sistemit të drejtësisë, me fokus të veçantë në agjendat e përbashkëta të vitit 2021.

Të dy krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar në fuqizimin dhe avancimin e zbatimit të ligjit në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse, për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e drejtësisë, si dhe për të zhvilluar dhe avancuar koordinimin dhe komunikimin strategjik me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

EkoHigjiena

Vëmendje e posaçme në takimin e sotëm iu kushtua koordinimit të aktiviteteve për politikat legjislative, koordinimit për rishikimin e hartimin e akteve nënligjore dhe agjendave të tjera të interesit të përbashkët, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në fund të takimit, Kryesuesi i KPK-së Maloku, ka falënderuar Kryesuesin e KGJK-së,  Çoçaj, për vizitën dhe diskutimet e zhvilluara në funksion të ndikimit pozitiv të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i KGJK-së ka uruar Kryesuesin e KPK-së për detyrën e re, duke shprehur bindjen se me përvojën dhe profesionalizmin e tij do të shtyjë përpara shumë procese të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në Kosovë në përgjithësi dhe për atë prokurorial në veçanti.  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.