Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Gecaj, mbajti një takim pune me zëvendësministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Fatbardha Emini.
Në këtë takim u bisedua lidhur me masat e ndërmarra dhe zbatimin e tyre nëpër komunat e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid–19.
Të dy zëvendësministrat u shprehën se ekziston një bashkëpunim i mirë dhe u dakorduan që koordinimi ndërinstitucional të vazhdojë me këtë dinamikë, me qëllim që të jenë sa më afër kërkesave dhe nevojave të komunave të Republikës së Kosovës.