(2LONLINE) – Është mbajtur sot takimi i rregullt i kryesisë dhe me kryetarët e nëndegëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, nën kryesimin e kryetarit të LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.
Temë fokusi ka qenë sektori i bujqësisë, për të cilën ka raportuar drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Ramiz Ramadani.
Ai ka bërë të ditur për gjetjet në këtë sektor nga ish-pushteti, për planet dhe angazhimet e kësaj drejtorie gjatë mandatit 4-vjeçar, si dhe për subvencionet për bujqit që do t’ua lehtësonin në masë të madhe veprimtarinë e tyre.
Ramadani theksoi se me të marrë detyrën e drejtorit, ka nisur me funksionalizimin e drejtorisë dhe ndarjen e subvencioneve për bujqit e Gjilanit.
Kryetari i LDK-së së Gjilanit Lutfi Haziri, që njëherësh është edhe kryetar komune, është shprehur se do t’i dalin në ndihmë bujqve me gjithë kapacitetin komunal, për t’u a bërë jetën më të mirë atyre që e punojnë tokën, duke e bërë këtë sektor të qëndrueshëm dhe profitabil për bujqit.
Po ashtu, në këtë takim është folur edhe përgatitjet e degës së LDK-së në Gjilan për zgjedhjet nacionale, ku ka dalë konstatimi se LDK është subjekt i fuqishëm, që bënë që fitorja të jetë e vetmja alternativë e saj. /2lonline/