Do të ju duket e pa besueshme, por në Kosovë si duket është gjithçka e mundshme. Birraria Peja si kompani serioze, së paku ashtu e quan vetë ka lëshuar në tregun kosovar birra me datën e skadimit 30.02.2014 .Nëse marrim parasysh se ata që kanë lindur më 29.02.xxxx e kanë ditëlindjen çdo 4 vjet çka është e mundur sipas datave kalendarike ,por me siguri jeni dakord se 30.02.2014 ne datografinë botërore nuk ekziston fare.
Është fat I madh që birraria Peja nuk shet bileta për aeroplan, apo diçka të ngjashme, se vaj halli për pasagjerët. që rezervojnë biletën me 30.02.2014.
Disa do ta quajnë pakujdesi,disa gjest I qëllimshëm, e për disa afat I skaduar. Birra familjare 2.l me datën 30.02.2014 janë gjetur në tregun e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë dhe Viti. Nuk dihet numri I saktë I këtyre birrave por shpresoj se inspektoriati I ushqimit do të merret me këtë punë. /radio-victoria/