Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, Vjollca Kadolli-Halili ka bërë me dije se BioLab Laboratori në Gjilan sot dhuroi për QKMF në Viti një aparat oksigjeni me rrymë si dhe një numër të madh lancetash për laborator.
“Vitias nuk jemi vetëm. Humaniteti nga rajoni vazhdon. BioLab Laboratori në Gjilan sot dhuroi për QKMF në Viti një aparat oksigjeni me rrymë si dhe një numër të madh lancetash për laborator. Respekt për humanitetin z.Xhelal Demiri”, ka shkruar ajo në profilin e saj.