Hithra
Bime e eger barishtore permban sasira te konsiderueshme te vitamines A dhe C, vitamine K, amin si histamina, serotonine dhe minerale siç eshte hekuri shume i rendesishem per organizmin e njeriut. Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore, per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Perdorimi i kesaj bime gjate periudhes se pranveres ndihmon ne pastrimin e gjakut dhe te te semuret me anemi. Keshillohet qe gjate kesaj kohe te konsumohet sa me shpesh bima e hithres ne forme sallate ose dhe e gatuar ne supe ose byrek. Gjithashtu, mund te pihen 3 gota çaj ne dite nga kjo bime. Per te pergatitur çajin nevojitet nje luge nga bima e thare dhe e grimcuar. Kjo mase hidhet ne nje gote me uje te nxehte dhe lihet ne qetesi per 15 minuta. Me pas kullohet dhe pihet 3 here ne dite nga nje gote.
Rigoni
Pjesa qe ndihmon ne kurimin e semundjeve eshte e gjithe bima, por mund te perdoren edhe gjethet e saj, te mbledhura gjate kohes se lulezimit nga qershori deri ne shtator. Per pergatitjen e çajit te rigonit, merr nje luge gjelle nga gjethet e tij te thara dhe i hedh ne nje gote, pastaj ne ate gote hedh uje te vluar dhe e le 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy here ne dite
Farat e lulediellit
Farat e lules se diellit, per vete permbajtjen e tyre, kane veti anti-malcuese te kyçeve, me te forte se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Pervetesimi i 250 grame fara lule dielli eshte e barabarte me efektin e ilaçit me te mire anti-malcues te kyçeve
Qershia
Qershia permban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjesues dhimbjesh, ndersa i dyti zvogelues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave ne dite do te mjaftonte, qofte edhe te konservuara
Peshku
Ngrenia e peshkut dhe e vajit te peshkut ben dobi ne kurimin e malcimit te kyçeve.
Lule fieri
Gjethet dhe deget i “fierit” perdoren gjithashtu per kurimin e perdhesit (cermes) dhe reumatizmes. Pasi i pret deget e fierit ne copa te vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me nje cope apo fasho. Ne fillim dhembjet do te shtohen, por per nje kohe te shkurter ato do te eliminohen totalisht.
Çaji
Te gjithe pacientet qe vuajne nga reumatizma, nuk duhet ta pine asnjehere çajin ne nje ene metali, por vetem qelqi ose prej druri. Madje mjeket rekomandojne qe edhe vete çaji te mos zihet ne nje ene metali, por qelqi apo porcelani.