(2L ONLINE) – Hetuesit e policisë së Kosovës, Njësiti Anti-Drogë në Gjilan, gjatë punës në teren, kanë pranuar informatë se i dyshuari serb shtetas i Kosovës , (M. T.) ka të mbjelltë bimë narkotikë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Korminjan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me urdhër të Prokurorit te Shtetit, është realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dy bimë të mbjellta në oborrin e shtëpisë se tij, ku njëra bimë ka qenë me gjatësi 1 metër, kurse tjetra me gjatësi 50 cm.
Toger Hashani tha se i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në stacionin policor në Gjilan për veprime të mëtutjeshme. Bimët narkotike janë tërhequr dhe konfiskuar nga DHTN-Gjilan dhe pas kthimit ne stacion policor është bërë testi fushor ku ka rezultuar pozitiv e llojit Marihuanë.
Ai tha se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lënda procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/