Në qytetin e Dardanës (Kamenicë), u mbajt Manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit 2014”. Në orën e madhe letrare morën pjesë një numër i konsiderueshëm i poetëve nga troje të shumta shqiptare, të cilët para të pranishmëve paraqitën risitë e tyre poetike.
Ky manifestim me rëndësi të veçantë në nivel të Republikës së Kosovës, kishte karakter garues, ku në konkursin anonin (me shifër) kishin konkurruar një numër i madh i poetëve të cilët me poezitë e tyre paraqitën prurje të reja për jurinë profesionale.
Në orën letrare lexuan poetë nga troje të ndryshme shqiptare. Nga Lugina e Preshevës morën pjesë dhe lexuan poezitë e tyre kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi dhe poeti Rexhep Abazi nga Medvegja.
Juria profesionale e përbërë nga: Hysen Matoshi, Ganimet Klaiqi dhe Daut Maliqi paraqitën fituesit e çmimeve në poezi dhe në prozë.
Në konkursin anonim në poezi shkrimtari nga Presheva dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga ky qytet Bilall Maliqi, nderohet me çmimin e dytë.
Pas marrjes së çmimit Maliqi deklaroi pr Portalin Titulli “se ky çmim më nderon mua, krijimtarinë time letrare dhe e nderon Preshevën në veçanti e Luginën e Preshevës në përgjithësi”.
http://www.titulli.com/shkrimtari-bilall-maliqi-nga-presheva-nderohet-me-cmimin-e-dyte/